“Prisni protesta të fuqishme”| Publikimi i të dhënave të shqiptarëve, Sali Berisha bën paralajmërimin e radhës

“Prisni protesta të fuqishme”| Publikimi i të…

Në harkun e pak ditëve, shqiptarëve u është publikuar një e dhënë sekrete, siç është paga. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në telefonat e çdo qytetari ka mbërritur edhe regjistri i targave të automjeteve. Këto dy skandale, pasohen nga një tjetër skandal i muajit prill, ku për 900 mijë shqiptarë kishte të dhëna mbi orientimin partiak.  Një situatë ku kërkohen përgjegjësit e këtyre publikimeve, por fajtorë nuk ka ende.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ish-kryeministri i vendit, duket se ka gjetur arsyen për të rizgjuar protestat në vend. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Berisha paralajmëron se cënimi i privatësisë së shqiptarëve ka vetëm një zgjidhje, largimin e atyre që janë në krye të qeverisë e që kanë shkelur besimin  dhe privatësinë e të dhënave personale.  Ish-kryeministri shkruan se së shpejti, do të ketë protesta që nuk janë mbajtur mend në 30 vitet e fundit.

Reagimi

Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetareve te tij!Protesta dhe vetem protesta eshte shpetimi i Shqiperise. Miq, si ne asnje vend tjeter te botes, demokraci qofte apo diktature nuk ndodhe kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi: Gjithçka ne duart e mafies dhe krimit te organizuar.

Ne Shqiperi si ne asnje vend te botes te gjitha sistemet dixhitale te narkoshtetit jane ne kontroll te plote te mafies shteterore te droges dhe krimit, e cila perdor te dhenat e tyre per terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk te narkoshtetit dhe bandave te tij ndaj qytetareve.

Nxjerrja e te gjithe databazes se shtetit, de facto narkoshtetit, pra te te gjitha te dhenave te privatesise se qytetareve nga kreu i Meduzes Edi Rama dhe banda e tij per te maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete qe sipas Kontrollit te Larte te Shtetit arrijne ne 8,2 miliard euro, perben aktin me te rende dhe me te pashembullt ne historine e nje shteti.

Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt te Edi Rames ne plaçkitjen e 20 milione deklaratave ne serverin e tatimeve, dergimin ne seline e PS ne duart  patronazhisteve te te dhenave personale te rreth 1 milione shqiptar per terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave te mbi 600 mije punonjesve publik dhe privat vendas dhe te huaj te Shqiperise dhe se fundi publikimi i te gjitha targave te leshuara ne Shqiperi duke bere keshtu objekt sulmesh te qindra mijra shqiptareve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!

Ky megaskandal i pandodhurkund ne bote eshte nje thirrje, nje kushtrim per opoziten dhe mbare shoqerine shqiptare te ngrihen ne protestat me te fuqishme qe vendi ka njohur keto 30 vite per permbysjen sa me pare te rregjimit mafioz kriminal te kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit te tij ne Shqiperi. sb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit