Priste të bëhej baba i binjakëve, ky është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Priste të bëhej baba i binjakëve, ky…

Gjatë ditës së djeshme u regjistrua një tjetër atentat në Greqi, teksa mbeti i vrarë një person. Një makinë ka ndaluar para një karburanti dhe personat që ndodheshin brenda mjetit kanë hapur zjarr. Për pasojë ka mbetur i vrarë pronari i biznesit, shqiptar, si dhe punonjës ka mbetur rëndë, njëri prej tyre bashkëkombës. Menjëherë pas ngjarjes BMW-ja e autorëve është gjetur e djegur në Kifissos. Dyshimet e policisë janë se automjeti që u përdor prej tyre ishte i vjedhur. 

I ndjeri Marius Spiro Dhiamandi nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet greke, pasi ishte arrestuar më herët për vrasje në zonën e Kipselit dhe trafikim kokaine. Shqiptari ende kishte detyrim paraqitje në Mykonos. Dyshohet se 27-vjeçari i kishte borxh disa personave, vlera e së cilës përllogaritej diku te 200.000 euro.

Ndërkohë bashkëshortja e 37-vjeçarit, i cili duket se ka marrë pjesë në pronësinë e karburantit, është shtatzënë me fëmijë binjakë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit