Priste të shihte të bijën nuse, por i vjen në arkivol | Dhimbja e pashterueshme e një babai

Priste të shihte të bijën nuse, por…

Ngjarja tragjike në Bullgari ku një autobus mori flakë në autostradën e Strumës, shënoi 45 viktima dhe 7 të plagosur. Ngjarja i tronditi të gjithë, teksa Daver Osmani i cili humbi gruan dhe vajzën e tij e cila do të martohej së shpejti, ka rrëfyer se lajmin e ka marrë vesh nga vajza e tij e madhe. Në një intervistë për mediat maqedonase, Osmani ka deklaruar se kufomat e njerzve të dashur të tij, do të kthehen në Shkup ditën e premte.

Daver Osmani: Ne e kemi humbur bashkëshortën edhe vajzën. Edhe balldëzja me gjithë vajzën e vetë dhe nusja e mikut. Pesë anëtarë të familjes. Lajmin e kuptuam në mëngjes. Ora 15 në 6, vajza e madhe m’u lajmërua nga Zvicra. Babi – tha – a u ardhë nanushi dhe Alja. Thashë jo babi, s’janë ardhë, por jam gati me dalë me i pritë te autobusi.

Kur tha “babi mos dil atje se një autobus ka bë ndeshje dhe u kallë. Qaty na hyri neve ajo.. sikleti. Mes dhimbjesh Osmani tregon edhe momentin e fundit kur ka kontaktuar me gruan dhe vajzën e tij të ndjerë, ndërsa thotë se është tronditur në momentin që janë bërë publikë emrat e bashkëshortes së tij dhe vazjës që prite ta nxirrte nuse së shpejti.

Osmani: Mas nja dy orëve, ramë në kontakt me disa shoferë të atyre që i kemi njoftë. Me emër e mbiemër kur i qitën, thanë qata personat e juaj kanë qenë në qatë autobus aty. Edhe qaty o tronditëm dhe s’ke çka.. Çka të vjen prej Zotit. Herën e fundit me vajzën kam kontaktuar në orën 11 të natës, kur e kanë kaluar kufirin e Turkisë dhe në s’kam kontaktu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit