Pritet të jepet masa për Klodian Çalamanin, familjarët e Mateos futen me forcë në Gjykatën e Fierit

Pritet të jepet masa për Klodian Çalamanin,…

Gjatë ditës së sotme pritet të jepet masa për mostrën Klodian Çalamani që vrau fëmijën 8-vjecc Mateo Vasiu. Situatat në Gjykatën e Fierit është tensionuar, teksa para pak minutash pranë ambienteve të institucionit kanë mbërritur familjarët e të voglit që u masakrua nga Çalamani.

Mes lotëve dhe dhimbjes familjarët e 8-vjeçarit të vrarë nga Klodian Çalamani, janë përplasur me policinë pasi kanë kërkuar të hyjnë me forcë në  Gjykatë.

Të afërmit e të miturit bëjnë thirrje që autori i vrasjes të varet, ndërkohë që kërkon mbështetjen e banorëve të Fierit, që drejtësia të mund të japë dënimin maksimal.

Video Fax News;

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit