
Mësohet se Belind Këlliçi është gati të shpalosë kandidaturën për kreun e Bashkisë së Tiranës. Ai do të jetë kanditat i PD dhe PL për zgjedhjet vendore.
Kush është Belind Këlliçi?
Në zgjedhjet se përgjithshme të vitit 2021 u zgjodh deputet i PD. Ai ka mbajtur detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që prej dhjetorit të vitit 2015.
Pas vendimit të Lulzim Bashës për të larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së Sali Berishën, FRPD dhe Belind Këlliçi iu bashkuan Foltores
Gjatë Kuvendit Kombëtar u krijua Komisioni i Rithemelimit të PD, mandati i të cilit zgjati deri në 22 maj, ditën e zgjedhjes së Sali Berishës si kryetar i PD, shkruan Euronews. Këlliçi ishte pjesë e Komisionit të Rithemelimit.
35-vjeçari ka studiuar në universitetin Coppin State University për shkenca menaxhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është shpallur’ Studenti me mesataren më të lartë në diplomim’.Në vitin 2009 është kthyer në vendin tonë.