“Privatizohet lumi i Shalës”/ Denoncimi: 20 euro autobusi, 5 shezlloni. As kupon, asgjë, në të zezë!

“Privatizohet lumi i Shalës”/ Denoncimi: 20 euro…

Lumi i Shalës është një destinacion i ri turistik në vendin tonë dhe prej pak vitesh shqiptarët kanë vendosur të shkojnë dhe ta frekuentojnë.

Por duket se biznesmenët vendas janë ambientuar me shpejtësi me situatën dhe kanë nisur shfrytëzimin maksimal të pushuesve duke u marrë një pagesë përtej normales për ushqim, udhëtim dhe shezllon madje flitet me euro.

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar që ka qënë në këtë destinacion turistik së fundim.

Ai tregon se 5 euro bënte vetëm çadra ndërsa një copër mish po ashtu 5 euro, 2 euro bukë dhe sallatë, autobusi 20 euro.

Qytetari rrëfen se punohej në të zezë dhe nuk jepej kupon tatimor madje çmimet ishin tepër të larta krahasuar me normalen dhe si duket vendi ishte privatizuar nga disa persona që po përfitojnë ilegalisht.

Mesazhi për JOQ Albania:

Pershendetje Joq. Sa shtrejt ishte te lumi I shales qadrat 5ero 5 ero ni cop mish 2 ero buka +sallata e pija na rrjepen neve turistave e kan privatizu shalen e +plus me shku bus 20ero +plus mu smu pi ujit T fttoht per Barna lek. E kan privatizu plazhin me qadra &lokalet qmimet e fryra. Ata t zezen tu punue tu privatizu as internet as wifi skish krejt black tu punue as polici skish as kupon fiskal. Flm.

/Joq.al/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit