Pro Prishtinës apo Beogradit? Presidenti i ri i Malit të Zi flet për njohjen e Kosovës

Pro Prishtinës apo Beogradit? Presidenti i ri…

Duke folur për postin e ri, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka dhënë edhe më shumë detaje për marrëdhëniet qe do të mbaj ai me vendet fqinje dhe situatat në Europë. I pyetur për njohjen e Kosovës si shtet, ai tha se asgjë nuk do të ndryshojë, Mali i Zi nuk do të tërhiqet nga vendimi për njohjen e saj.

Nuk është realiste të tërhiqet njohja e Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë. Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit”, tha ai. Duke theksuar se Mali i Zi ndjek politika pro europiane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit