Probleme me Twitter/ Platforma rikthehen përdorimin e plotë

Probleme me Twitter/ Platforma rikthehen përdorimin e…

Platforma Twitter ka rikthyer përdorimin e plotë në postimet e saj, pasi për një kohë gjatë 6 marsit, përdoruesit nuk mundën të shfletonin informacione të faqeve të tjera të internetit ose të shohin fotografi.

Përdoruesit kanë parë se faqja kryesore e platformës nuk mund të rifreskohej dhe disa foto nga tweet-et nuk ngarkohen. Kur klikojnë në një link, atyre iu shfaqejnjë mesazh që tregon se ka një problem me API-në, sistemi që përdoret për të komunikuar me shërbime të tjera.

Tweetdeck, shërbimi i Twitter-it që përdoret për të postuar në këtë rrjet social, po ashtu u përballë me të njëjtin problem.

Twitter ndoshta e ka shkaktuar vetë këtë problem, pasi javëve të fundit ka bërë ndryshime të mëdha në sistemet e tij.

Twitter në javët e fundit ka bërë ndryshime në API, me qëllim që të krijojë më shumë të ardhura. Së fundmi, kompania njoftoi se do të hiqte dorë në masë të madhe nga ofrimi falas i shërbimeve.

Kompania më herët kishte thënë se me “entuziazëm të madh po presim ndryshimet në Twitter API”. Ky njoftim u bë më 13 shkurt, duke thënë se ndryshimet do të bëhen shumë shpejt. Por, më pas Twitter tha se përditësimet në sistem do të shtyhen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit