Probleme me votimin në Lushnje dhe Tiranë/ Nuk punojnë aparaturat e identifikimit

Probleme me votimin në Lushnje dhe Tiranë/…

Procesi i votimit ka nisur me probleme. Mësohet se në 2 qendrat e votimit në Qendrën e Kulturës në Lushnjë, kanë mbërritur votuesit e parë, por për shkak të problemeve me pajisjen e identifikimit elektronik, votimi nuk ka nisur ende. Për momentin procesi në këto dy qendra votimi është i bllokuar.

Ndërkohë, tri pajisje në qendrën e votimit të shkollës “Dëshmoret e Lirisë”, ku pritet të votojë kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi nuk funksionojnë. Në një bisedë me vëzhguesin Celbashi ka thënë de do të zëvendësohet, ndërsa operatori i ka treguar se ka probleme bateria dhe këtë duhet ta rregullojë KQZ.

Celibashi: Do të zëvendësohet me të tjera, operatorja do të lidhet me suportin.

Vëzhguesi: Problem baterie, vendoset nga KQZ.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit