Probleme me zemrën, operohet kryepeshkopi Janullatos

Probleme me zemrën, operohet kryepeshkopi Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka bërë një operim në zemër. Raportohet se ai ka vendosur dy stenda dhe fatmirësisht ndodhej në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Lajmi është dhënë nga Kisha ortodokse në Shqipëri ku njofton se kryepeshkopi Janullatos u konstatua me stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave.

Kisha Ortodokse në Shqipëri njofton se brenda dy ditësh kryepeshkopi Janullatos do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepeshkopatë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit