Procedura/ Për personat që kanë ide biznesi, ofrohen 500 mijë lekë për ta vënë atë në zbatim

Procedura/ Për personat që kanë ide biznesi,…

Për personat të cilët janë të papunë dhe janë regjistruar si punëkërkues pranë zyrave të punës dhe që ka ide për një biznes do të ketë mundësinë të përfitojë 500 mijë lekë nga shteti për ta vënë në zbatim këtë ide, në formën e subvencionit.

Në fletoren zyrtare është publikuar një program që ka si qëllim nxitjen e vetëpunësimit për personat e papunë të regjistruar si të tillë.

Programi bën që këto persona të përfitojnë grantin prej 500 mijë lekësh për ngritjen e biznesit. Ky program është i hartuar nga Ministria e Financave do të zbatohet dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive

Sakaq, për të aplikuar duhet të plotësohen këto kritere:

  • Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit
  • Ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të një formulari të posaçëm, i cili përmban:
    – përshkrimin e idesë së biznesit
    – relevancën (rëndësinë)
    – burimet e nevojshme për realizimin e biznesit
    – vlerësimin e gjendjes së mjediseve ku do të zhvillohet biznesi

Një punëkërkues mund të përfitojë vetëm një herë nga ky program. Agjencia kombëtare do te ndjek të gjithë hapat e këtij programi, dhe pas hapjes së thirrjes për aplikime të gjithë punëkërkuesit do të kenë 30 ditë afat për të aplikuar duke paraqitur këto dokumente:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit