Procesi i Izet Haxhisë/ Prokuroria kërkon Sali Berishën si dëshmitar

Procesi i Izet Haxhisë/ Prokuroria kërkon Sali…

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për të thirrur si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-truprojes së tij Izet Haxhia, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, togat e zeza janë shprehur se për thirrjen e Berishës do ta bënin nëse do të ishte e nevojshme në një moment të dytë të procesit.

Ish-truproja e Berishës po rigjykohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdarit. I pandehuri, Izet Haxhia u dënua me 25 vite për vrasjen e liderit të Partisë Demokratike, por ka fituar të drejtën e rigjykimit. Ai pretendon se nuk ka pasur lidhje me atentatin e ndodhur jashtë selisë së PD-së, edhe pse u dënua si bashkëpunëtor.

Haxhia kishte fituar azil politik në shtetin turk por u ekstradua në Shqipëri për të hapur edhe njëherë procesin gjyqësor për të ashtuquajturën “vrasja e shekullit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit