
Të mbjellat e vendit nuk parapëlqehen për t’u konsumuar nga qytetarët shqiptarë dhe ushqimet e importit janë më të preferuarat e tavolinave.
Situata e krijuar ka nxitur rritjen e importit të zarzavateve dhe frutave.
Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në 3-mujorin e parë, importet e zarzavateve u rritën me 70% dhe ato të frutave me 49% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Importet e zarzavateve në këtë tremujor janë intensifikuar pasi në dymujor rritja ishte 63%.
Shqipëria ende ka suficit në tregtinë e zarzavateve, por importet po rriten me shpejtësi në krahasim me eksportet, duke sinjalizuar shumë shpejt se do të jemi me deficit. Eksportet e zarzavateve në sasi u rritën me 15% në tremujorin e parë të vitit.
Gjatë 3 muajve të parë të vitit edhe pse sezoni i prodhimin vendas ka nisur, importet janë rritur deri në 80 % në krahasim me vitin 2022.
Duke qenë se një pjesë e prodhimit vendas po zëvendësohet me import atëherë është nxitur edhe rritja e çmimeve.
Ekspertët lajmërojnë se reduktimi i prodhimit ekspozon vendin ndaj krizave të jashtme dhe monopoleve të grupeve të importit. Shpesh çmimet e importit nuk janë shumë elastike pasi zhvillimet në vendin tonë kanë treguar se, ndryshimi më ulje i çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk reflektohet në vendin tonë.
Vitin e kaluar prodhimi vendas u shit me çmime të larta, për shkak se kërkesa ishte e larte në periudhën e sezonit turistik nga hotelet dhe restorantet një arsye mund të jetë se turistët e huaj parapëlqejnë ushqimet tona tradicionale.