Prodhimi i lartë ul çmimin e vajit, fermerët me humbje të mëdha

Prodhimi i lartë ul çmimin e vajit,…

Rritja e prodhimit të ullirit këtë sezon ka sjellë një rënie të ndjeshme të çmimit të vajit, duke vënë në vështirësi ekonomike fermerët në zonën e Lushnjës. Ata shprehen se çmimet aktuale nuk u mundësojnë të mbulojnë as shpenzimet e prodhimit, duke i lënë pa mundësi për të siguruar fitim nga puna e tyre.

Situata është veçanërisht shqetësuese në zonën e Myzeqesë, ku kultivimi i ullirit përbën burimin kryesor të të ardhurave për rreth 90% të familjeve. Përveç rënies së çmimit, fermerët po përballen edhe me rritjen e kostove të punës, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore. Largimi i të rinjve jashtë vendit ka vështirësuar gjetjen e punëtorëve për vjeljen dhe përpunimin e ullirit.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë situatë është ngadalësimi i tregtimit, i lidhur edhe me çmimet e ulëta në vendet e rajonit. Aktualisht, në Itali dhe Greqi, çmimi i vajit të ullirit raportohet të jetë rreth 3.5 euro për litër, nivel ky më i ulët se çmimi në tregun shqiptar, duke ndikuar në konkurrencën dhe shitjen e prodhimit vendas.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit