Prodhimi i vaksinës nga Rusia, pas Putinit reagon edhe ambasada në Tiranë: E disponueshme në Janar!

Prodhimi i vaksinës nga Rusia, pas Putinit…

Presidenti i vendit, Vladimir Putin, deklaroi dje se vaksina e tyre për koronavirusin është e para në botë.

Putin e konfirmoi këtë pasi vaksina kishte hyrë në fazën e tretë të testimeve, duke u dhënë njerëzve si garanci besueshmërie bërjen e saj edhe nga vajza e tij.

Edhe pse mbarë bota me në krye OBSH-në kanë nisur nga kontestimet dhe provat e kundraprovat për këtë vaksinë, Rusia duket se u ka bërë “shah mat” shteteve që po orvaten për të nxjerrë sa më parë “kundrahelmin”.

Debati ka përfshirë në këto dy ditët e fundit edhe mediat ndërkombëtare, ku po vihet në dyshim gjithë puna e laboratorëve rus mbi këtë vaksinë, ka detyruar këtë shtet që të mbajë edhe qëndrim zyrtar.

Nisur nga kjo, ka reaguar dje zyrtarisht edhe ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, duke dhënë një variant qeveritar, por edhe për të qetësuar opinionin.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se, vaksina ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve.

Sipas kësaj Ambasade, me gjasë e gjithë bota mund ta ketë gati këtë vaksinë në muajin Janar të vitit që vjen.

Postimi i ambasadës ruse në Tiranë:

“Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit.

Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve.

Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021″.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit