Prodhuesi i vibratorëve me Bluetooth e pëson keq, pasi përgjoi klientët

Prodhuesi i vibratorëve me Bluetooth e pëson…

Një kompani lodrash seksi u gjobit me 4 milionë dollarë, pasi gjurmoi përdorimin e klientëve pa dijeninë e tyre. Marka kanadeze We-Vibe ra dakord të gjobitet deri në 10,000 dollarë, për klient. Një padi u nis në Illinois kundër kompanisë mëmë të prodhuesit të lodrave seksuale Standard Innovation dhe u ra dakord që kompania do të paguante 4 milionë dollarë në total. 

Lodra në fjalë ishte We-Vibe 4 Plus, e cila kushtonte rreth 120 dollarë dhe mund të kontrollohej nëpërmjet një një telefoni nga kudo në botë.

Megjithatë, u zbulua se aplikacioni po mblidhte dhe dërgonte të dhëna përsëri në Standard Innovation, duke përfshirë sa shpesh përdorej dhe në cilin intensitet, duke dhënë një rekord mjaft të fortë të zakoneve intime të përdoruesit.

Sipas dokumenteve të gjykatës, rreth 300,000 njerëz blenë produkte WeVibe me Bluetooth, ndërsa rreth një e treta e tyre përdorën gjithashtu aplikacionin. Standard Innovation kishte theksuar se informacioni ishte përdorur vetëm për ‘qëllime diagnostikuese’.

Një vajzë që mori vibratorin për ta përdorur me të dashurin e saj në distanca të gjata, tha për Daily Mirror në 2017 se e gjithë kjo ishte ‘e tmerrshme’.

Mendova se po ndaja diçka me partnerin tim që ishte private mes ne të dyve. Nuk e mendova as për një sekondë se po i jepte informacion kompanisë. Nuk është vetëm fakti që ata e bënë pa dijeninë tonë, është ajo që ata mblodhën në të vërtetë, është personale, është si t’i jepni dikujt preferencat tuaja në shtrat, çfarë ju ndez, dhe ata e matën këtë. Është e tmerrshme. Është qesharake që ata menduan se mund ta bënin këtë”, tha vajza. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit