Producenti grek akuzohet për pastrim parash/ Shqiptari që e ndihmonte hiqej si grua

Producenti grek akuzohet për pastrim parash/ Shqiptari…

Autoriteti i Pastrimit të Parave në Greqi ka dalë në përfundimin se producenti televiziv grek, Nikos Koklonis kishte një rrjet të organizuar kompanish për pastrim parash jashtë vendit.

Kathimerini” shkruan se nga hetimet u identifikuan kompani në SHBA, Turqi dhe Bullgari nga të cilat u gjetën flukse parash në kompaninë e prodhimit të programeve televizive në pronësi të producentit.

Në total, këto kompani të regjistruara janë rreth 15 dhe nuk kanë shfaqur asnjë aktivitet korporativ.

Po ashtu flitet edhe për bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë që është një shqiptar, i cili ka marrë pjesë aktive në aktivitetet profesionale.

Në fakt, nga hetimet rezultoi se bashkëpunëtori i afërt i Nikos Koklonis merrte pjesë në veprimtarinë profesionale me kartë identiteti false që mbante emrin e një gruaje.

Sipas hetimit shuma e borxheve të tij ndaj shtetit përcaktohet në 12 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit