Prof. Sazan Guri nxjerr super-skandalin: 'Funeral falas dhe mbi 1 mln lekë nëse e regjistron vdèkjen me COVID'

Prof. Sazan Guri nxjerr super-skandalin: ‘Funeral falas…

I njohur për reagimet dhe qëndrimet e tij në mbrojtje të jetës dhe mjedisit, kohët e fundit ai është përfshirë edhe në një debat të ethshëm për Koronavirusin.

E kemi fjalën për Profesor Inxhinier Sazan Gurin, i njohur me emrin “ambientalisti”, por që në muajt e fundit ka nisur të nxjerrë në dritë teori dhe studime mbi COVID-19.

Dhe Prof. Guri nuk është nga ata që u mëshojnë teorive konspirative, por sot ai ka shpërthyer një “bombë” të vërtetë që përbën në vetvete një skandal të madh nëse vërtetohet.

Prof. Ing. Sazan Guri, në një shkrim në rrjetet sociale ka treguar një bisedë me mikeshën e tij, e cila kishte humbur babanë për shkak se vuante nga zemra.

Siç shkruan Profesor Guri, shoqja e tij, i ka treguar se kompania funerale “G”, i kishte propozuar funeral falas dhe në këmbim edhe 1 milion e 200 mijë lekë (të vjetër) pagesë, vetëm nëse regjistronte të atin si të vdekur me COVID-19.

Sipas mikeshës së Prof. Gurit, ajo e kishte të njohur personin e kompanisë funerale, i cili i kishte thënë se, “95 raste të vdekur fals, janë vetëm nga pika e tij”.

Po ashtu Prof. Guri, shtroi edhe pyetjen se kush qëndron prapa sponsorit të agjencive funerale(?).

Ja statusi i plotë i Profesor Sazan Gurit në rrjetin social Facebook:

“Te dashur miq, u sigurova pa e nxorra. Ngjarje shokuese qe po e ndaj me ju miq me shkruan nje shoqe ime. Mendova se ishin fjale, por sot u gjenda perballe faktit shkruan ajo.

Ne mengjes i shkova per ngushellim shoqes time qe i vdiq i ati nga zemra. Kompania funerale G… i kishte propozuar funeral falas ne kembim te 1 milion e 200 mije lekeve pagese …. vetem nese e rregjistronte te atin, si te vdekur me covid.

E kishte te njohur te vetin, dhe i kishte thene qe 95 raste te vdekur fals, jane vetem nga pika ime e funeralit.

Shtrohet pyetja …. kush qendron prapa sponsorit te agjensive? Agjensia besoj, perfiton mbi shpenzimin e klientit …., se cfare interesi do të kishte pastaj.

Pse gjithe ky interes per te rritur nr e te vdekurve me Covid? Ka qe sdo besojne?”

Kjo është e vërteta tronditëse që sjell Profesor Sazan Guri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit