Profesoresha Skënderi: Testi i maturës ishte me gabime drejtshkrimore

Profesoresha Skënderi: Testi i maturës ishte me…

Testi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe i maturës shtetërore ka ngjallur diskutime të mëdha. Mënyra aspak tradicionale e hartimit të testit dhe formulimit të pyetjeve sollën një valë reagimesh nga maturantët, të cilët kanë nisur protestat para Ministrisë së Arsimit.

Në kohën kur reagimet institucionale mungojnë, profesoresha e gjuhës në Universitetin e Tiranës, Elsa Skënderi tregon, për problematikat e testit si dhe propozon zgjidhjen më të mirë për maturantët.

Skënderi thotë se duhet një filtër cilësie dhe ekspertize nga universitetet e vendit, për të shmanguar problemet që përsëriten në kohën e provimeve të maturës.

Profesoresha thekson se formulimet jo të drejtpërdrejta iu ngjajnë testeve për mbrojtjen e gjuhëve të huaj. Kjo mënyrë e hartimit, sipas saj, penalizon më së shumti maturantët e zonave të thella.

Elsa Skënderi sugjeron uljen e pragut të pikëve, në mënyrë që maturantët të marrin pikët e nevojshme dhe t’iu sigurohet pranimi në universitete, në degët që duan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit