
Profesoresha e etikës në universitetin Enskilda të Stokholmit, ka ngjallur debate të forta në Suedi kur tha me anë të një editoriali në gazetën e Kishës ku shkruan se nëse doni të shpëtoni planetin bëni sa më pak fëmijë, mundësisht aspak.
Shpërndarja e prezervativëve falas pas shërbesave dhe koncerteve në Kishë, sipas profesoreshës, do të ishte një mënyrë për Kishën e Suedisë për të ndihmuar në uljen e lindjes së fëmijëve dhe duhet të jetë pjesë e planit të veprimit të kishës për të arritur më tej neutralitetin e shteteve. Një propozim tjetër është shpërndarja e përfitimeve për punëtorët që nuk kanë fëmijë.
Rikujtojmë se Papa Françesku nga ana tjetër po vijon me fushatën e tij për të nxitur italianët që të bëjnë fëmijë. Ati i Shenjtë bën thirrje për politika afatgjata për të ndihmuar familjet dhe duke paralajmëruar se kriza demografike e vendit po kërcënon të ardhmen. “Numri i lindjeve është treguesi i parë i shpresës së një populli”-tha Françesku në një mbledhje vjetore të grupeve pro-familjare.