Profili i “shqiptarit mesatar”/ Është 38 vjeç, i martuar, me 50 mijë lekë pagë

Profili i “shqiptarit mesatar”/ Është 38 vjeç,…

Mosha mesatarenë vendin tonë është 38.2 vjeç ndërkohë që përbërja mesatare e një familje fiksohet në 3.7 anëtarë.

Paga mesatare në vendin tonë është 60,666 lekë bruto, ose 49,885 lekë neto. Sipas Instat dhe Eurostat të ardhurat për frymë në vendin tonë janë 30,169 lekëve.

Ndërkohë që mosha mesatare në vend fikoshet në 38.2 vjec, mosha mesatare e martesës fiksohet në 31.2 vite për burrat dhe 27.7 vite për gratë. Nga ana tjetër, indeksi i fertilitetit shkon 1.32, çka do të thotë se mesatarisht një grua në Shqipëri nuk ka më shumë se 1 fëmijë.

Në vendim tonë numërohen rreth 237 automjete për 1 mijë banorë, çka do të thotë 1 në 4 persona ka një automjet.

Shifra shqetësuese shfaq arsimi pasi në vendin tonë vetëm 32% e të rinjve të moshës 25-39 vjeç janë të diplomuar, pra vetëm 1 në 3.

Shqiptari mesatar është 38 vjec, i/e martuar prej thuajse 8 vitesh, me një fëmijë, paguhet 49,885 lekë në muaj neto, dhe ka vetëm 30 mijë lekë në muaj në dispozicion për t`i kursyer apo shpenzuar. Ka shtëpinë e tij ose të familjes, dhe nuk ka makinën e tij personale, pasi e “ndan” me 4 të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit