Programi elektoral i PD, rritje pagash për arsimtarët, mjekët dhe infermierët

Programi elektoral i PD, rritje pagash për…

Partia Demokratike paraqiti sot pjesën ekonomike të programit të saj, ku përfshihen premtimet lidhur me hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e pagës minimale, rritjen e pagave për mjekët e infermierët, uljen e taksave, garantimin e konkurueshmërisë për bizneset etj.

Alfred Rushaj, një nga ekspertët e PD-së në fushën e ekonomisë, duke paraqitur detajet, tha se për çdo fëmijë të lindur, ne do të japim 3 mijë lekë në muaj për 5 vite. Sipas tij, nga kjo masë do të përfitojnë rreth 30 mijë familjeve të reja.

Ndërkohë premtohet që rreth 90 % e studenteve do të mbështeten financiarisht nga qeveria për të paguar tarifat e arsimit.

Një tjetër premtim i prezantuar nga Rushaj është rritja e pagave të arsimtarëve me 60%.

Ai tha se do ulim çmimin e energjisë për konsumin deri në 300 kËh dhe një familje e thjeshtë do kursejë rreth 8500 lekë në vit, masë kjo që do të lehtësojë ndjeshëm shpenzimet e së paku 710 mijë familjeve.

“Të punësuarit me pagë mbi 60 mijë lekë do të përfitojnë thuajse një gjysëm page shtesë nga ulja e tatimeve. Në këtë mënyrë do i japim fund barrës së rëndë të taksimit që qeveria iu ka vënë njerëzve më të talentuar, të kualifikuar apo më të suksesshëm në vend.

Do të rrisim çdo vit pensionet për rreth 650 mijë pensionistë, sa dyfishi i inflacionit vjetor, por në çdo rast jo me pak se 5% ne vit. Ne do bëjmë çmos që ata të trajtohen me sa më shumë dinjitet e konsideratë për kontributin e çmuar që kanë dhënë për Shqipërinë.

Gjithashtu do te dyfishojmë ndihmën ekonomike për 60 – 70 mijë familje”, tha Rushaj.

Ai tha se do të bëjmë të pamundurën që mjekëve dhe infermiereve t’ju japim dinjitetin që meritojnë. Paga e një mjeku do të shkojë 1200 Euro dhe paga e infermierëve do të shkojë në 700 Euro. Janë 4500 mjekë dhe 14 mijë infermierë.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit