Progresi social ngec në Shqipëri, performancë e dobët në lirinë personale dhe zgjedhjet e individit

Progresi social ngec në Shqipëri, performancë e…

Shqipëria është ngjitur me tre vende në Indeksin e Progresit Social për vitin 2022, duke u ngjitur në vendin e 53-të nga 169 shtete që janë marrë në studim.

Indeksi ka të bëjë me tre tregues social: nevojat bazë, mirëqenia dhe mundësitë e njerëzve. Shqipëria është vlerësuar me pikë më të larta te siguria personale, e renditur në vendin e 31-të në botë. 

Bazuar në matjet e kryera, Shqipëria vlerësohet me performancë më të mirë tek ushqyerja, kujdesi mjekësor, të drejtat personale, aksesi në informacion dhe komunikimin, shëndeti dhe mirëqenia, strehimi dhe cilësia e mjedisit.

Liria Personale dhe Zgjedhja dhe Cilësia e ujit dhe Kanalizimet, janë dy kategoritë që e rendisin Shqipërinë mes vendeve të fundit, përkatësisht në vendin e 132 dhe 103 nga 169 shtete. 

Kjo do të thotë se liria personale dhe zgjedhjet e individit janë të kufizuara.

Sa i përket barazisë gjinore apo lirisë së lëvizjes së brendshme, vendi ka më shumë pikë.

Raporti i Indeksit vlerëson se vendet janë duke u përmirësuar, por me ritme më të ngadalta se vitet e tjera. Aty parashikohet një recession social në të gjithë botën duke analizuar dhe trendin e Indeksit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit