Projeksioni i frikshëm nga avokati Goxhaj: Si po planifikohet rritja e numrit të të vdekurve në Shqipëri

Projeksioni i frikshëm nga avokati Goxhaj: Si…

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ka postuar një status të gjatë ditën e sotme në Facebook.

Ai rendit disa arsye, se pse sipas tij, vdekjet nga koronavirusi nuk janë asgjë, krahasuar me planin që ka qeveria shqiptare.

Sipas Goxhaj, planifikohet që të rriten të vdekurit për një muaj, prej braktisjes spitalore për sëmundjet e tjera veç Covid, prej depresionit, kequshqyerjes apo arsyeve të tjera.

STATUSI I PLOTË NGA AVOKATI ALTIN GOXHAJ

PROJEKSIONI HIPOTETIK:

KUSH VRET MË SHUMË COVIDI I LAKURIQIT KINEZ ME 40 TË VDEKUR/MUAJ APO PLANDEMIA E QEVERIUT DHE OPOZITËS SË TERRORIT QË PO VRET DHE DO VRASË 1000 SHQIPTARË NË MUAJ?

Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu një ndër anëtarët e Këshillit Kolegjial Organizativ për Themelimin e Koalicioni Për Shqipërinë

– 60% më shumë të vdekur/muaj ndërsa Covidi nuk ka ndikuar aspak te rritja e mesatares mujore;

– për çdo 1 të vdekur nga Covidi, PLANdemia e Qeveriut & Opozitës së Terrorit vret 20 të tjerë dhe sëmur me mijëra!!!

SQARIM PARAPRAK:

Komiteti Teknik i Qeveriut do të duhej të kishte në përbërje ekspertë të fushave të ndryshme përfshi sociologë, staticienë, ekonomistë, psikologë, antropologë, etj dhge ata duhej të bënin PROJEKSIONE dhe STUDIME për të gjetur balancën!

Opozita nga ana tjetër prej 6 muajsh është aleatja më e rëndësishme e Qeverisë për Masat absurde të izolimit, gjobitjeve absurde, maskave dhe tashmë e nxorri kokën e pistë edhe me aferën e ndyrë korruptive në bashkëpunim me Qeverinë për vaksinimin e “krejt popullsisë” si bagëti-kavie me vaksinat eksperimentale të Gates & Co!

NUK KA STUDIME, SEPSE..

Por siç e dini nuk ka asnjë studim apo projeksion sepse Qeveriu dhe Komiteti i saj janë instrumenta bazë të realizimit të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë sipas parimit të Memorandumit të Vaso Çubrilloviç për Dëbimin e Shqipëtarëve nga Ballkani “SI TUA NXIMË JETËN SHQIPTARËVE NË MËNYRË QË ATA TË IKIN VETË NGA TROJET E TYRE!”

PARIMI I PARË I MJEKËSISË ËSHTË: NUK MUND TË ZGJIDHIM NJË PROBLEM DUKE SHKAKTUAR NJË PROBLEM EDHE MË TË MADH!

Pra nuk mund të vrasim 20 vetë për të shpëtuar 1 person! Apo më saktë, nuk po shpëtojmë kërkënd përderisa nuk ka kurë për covidin por vetëm po bëjmë sikur po shpëtojmë ndërsa ndërkohë thjesht po vrasim me mijëra!

Në fakt është e çuditshme se të gjithë ata që kurohen në shtëpi nuk vdesin nga Covidi asnjëri! Askush s’ka vdekur në shtëpi! Ndërsa ata që i intubojnë në spital s’kanë asnjë shpresë nga vetë deklarat e brendshme nga spitali!

Për ta kuptuar këtë po parashtrojmë një Model Projeksioni Hipotetik mbi pasojat vdekjeprurëse të PLANdemisë që po vret shumë më shumë se PaAnDëmia!

Hipotetike janë shifrat por jo Indikatorët e shkaqeve të shtimit të vdekjeve!

PROJEKSION HIPOTETIK: SA VRET PLANDEMIA NË 1 MUAJ?!

Sipas të dhënave të ISHP në Shqipëri nga Marsi deri tani kanë vdekur 193 shqiptarë pra në 5 muaj afërsish 40 veta në muaj!

Por sipas të dhënave të INSTAT në 1 muaj në Shqipëri vdesin mesatarisht afro 1700 shqiptarë pra diku te 60 vetë/ditë.

Kam frikë se ky nr do rritet në përmasa të frikshme shto këtu edhe një EPIDEMI E RE TË SËMURËSH KRONIKË si pasojë e dëmeve kolaterale të PLANdemisë së Qeveriut dhe Opozitës së Terrorit dhe jo Covidit19(84) të Lakuriqit Kinez nga:

1️⃣ BRAKTISJA SPITALORE DHE KURATIVE: do shtohet numri i të vdekurve dhe do të shtohen të sëmurët rëndë kronikë nga humbja e kurimit periodik të sëmundjeve kronike si kanceret, tumoret, diabeti, etj etj;

PROJEKSION:

↗️ 200 të vdekur më shumë në muaj

↗️ 2000 të përkeqësuar më shumë në muaj

↗️ 200 të sëmurë të rinj apo terminal më shumë në muaj

2️⃣ HUMBJA E KURIMIT JASHTË SHTETIT: do shtohet numri i të vdekurve dhe përkeqësimit të të sëmurëve për shkak të mungesës së operimit, kurimit dhe çdo trajtimi tjetër jashtë Shqipërisë për mijëra shqiptarë që e merrnin këtë më parë me paratë e tyre apo ndihmën e familjarëve emigrantë (nuk janë të gjithë si Vilma Nushi që marrin avionë privatë);

PROJEKSION HIPOTETIK:

↗️ 200 të vdekur më shumë në muaj

↗️ 1000 të përkeqësuar më shumë në muaj

↗️ 200 të sëmurë të rinj kronik apo terminal më shumë në muaj

3️⃣ MASKAT VRASËSE: do shtohet numri i të vdekurve dhe do të shtohen të sëmurët rëndë për shkak të maskave (mungesë oksigjeni, shtim dioksid carboni, mikrobe pa fund do për shkak të përdorimit të gjatë);

PROJEKSION HIPOTETIK:

↗️ 50 të vdekur më shumë në muaj

↗️ 500 të përkeqësuar më shumë në muaj

↗️ 1000 të sëmurë të rinj më shumë në muaj

4️⃣ KEQUSHQYERJA: do shtohet numri i të vdekurve dhe do shtohen të sëmurët për shkak të rënies së cilësisë së ushqimit për shkak të reduktimit të të ardhurave nga kriza artificiale e shtuar ekonomike nga PLANdemia;

PROJEKSION HIPOTETIK:

↗️ 100 të vdekur më shumë në muaj

↗️ 2000 të përkeqësuar më shumë në muaj

↗️ 5000 të sëmurë të rinj më shumë në muaj

5️⃣ SENICIDI: do shtohet numri i të vdekurve dhe do të shtohen të sëmurët rëndë në moshat e vjetra për shkak të izolimit dhe braktisjes, terrorit dhe depresionit;

PROJEKSION HIPOTETIK:

↗️ 300 të vdekur më shumë në muaj

↗️ 5000 të përkeqësuar më shumë në muaj

↗️ 2000 të sëmurë të rinj më shumë në muaj

6️⃣ DEPRESIONI: do shtohet numri i të vdekurve dhe të sëmurëve për shkak të depresionit dhe rënies së gadishmërisë fiziopsikologjike të organizmit për të luftuar me të keqen për shkak të dorëzimit ndaj terrorit psikologjik 24orësh prej 6 muajsh që ushtron Qeveria dhe Opozita nëpërmjet mediave (terrori vret fizikisht sepse njerëzit dorëzohen psikologjikisht);

PROJEKSION HIPOTETIK:

↗️ 100 të vdekur më shumë në muaj

↗️ 2000 të përkeqësuar më shumë në muaj

↗️ 1000 të sëmurë të rinj më shumë në muaj

7️⃣ VETËVRASJET: do shtohet numri i të vetëvrarëve që nuk do të përballojnë pasojat ekonomike apo ato psikologjike për shkak të terrorit psikologjik;

PROJEKSION HIPOTETIK:

↗️ 50 të vdekur më shumë në muaj

↗️ 2000 persona me tendenca vetëvrasëse më shumë në muaj

↗️ 2000 persona të rinj me tendenca vetëvrasëse më shumë në muaj

8️⃣ VRASJET: do shtohet numri i vrasjeve për shkak të pasojave ekonomike, dhunës në familje dhe traumave psikologjike të PLANdemisë

PROJEKSION HIPOTETIK:

↗️ 30 të vdekur më shumë në muaj

↗️ 1000 persona me tendencë të shkuar që i afrohen më shumë aktit më shumë në muaj

↗️ 2000 persona të rinj drejt tendencës më shumë në muaj

9️⃣ AKSIDENTET: do shtohet numri i aksidenteve me mjete rrugore apo në punë për shkak të humbjes së kontrollit për shkak të depresionit dhe presionit, detyrimit për të punuar pa kujdes për shkak të gjëndjes së rënduar ekonomike

PROJEKSION HIPOTETIK:

↗️ 30 të vdekur më shumë në muaj

↗️ 100 persona të plagosur në muaj

? ABORTET: numri i aborteve do të shtohet por do të bjerë edhe tendenca e çifteve të reja për të bërë fëmijë në kushtet aktuale nga mungesa e perspektivës dhe kjo do të sjellë rënie edhe më të madhe të rritjes së popullsisë

PROJEKSION HIPOTETIK:

↗️ Pas disa muajsh 500 fëmijë më pak të lindur në muaj

Ndërsa pasoja të tjera të tmerrshme do të jenë edhe te fëmijët dhe adoleshentët:

? depresioni dhe traumatizimi i tmerrshëm te fëmijët por sdms te adoleshentët;

? kequshqyerja e fëmijëve për shkak të rrënimit ekonomik të prindërve;

? humbja e interesit për shkollën si pasojë e falimentimit të metodës arsimore në distancë;

? traumatizimit për shkak të rritjes së nr të divorceve të prindërve për shkak të presionit dhe depresionit të prindërve;

? deformim të personalitetit për shkak të izolimit te adoleshentët;

Pyetja është sa do të rritet numri i vdekjeve dhe kur do fillojë të duket ky ndikim?

Këtë nuk e dimë por le të më bëjnë një përmbledhje të

PROJEKSIONIT HIPOTETIK:

Rreth 1000 të vdekur më shumë çdo muaj!

KRAHASIM I TË VDEKURVE NGA COVIDI ME ATA TË PLANDEMISË:

193 të vdekur zyrtarë nga Covidi në 5 muaj afërsish 40 veta në muaj!

KONKLUZION:

Covidi i Lakuriqit Kinez: 40 të vdekur/muaj

PLANdemia e Qeveriut dhe Opozitës së Terrorit: 1000 të vdekur/muaj

Covidi: 5%

PLANdemia: 95%

Pra për çdo të vdekur nga Covidi, PLANdemia e Qeveriut & Opozitës së Terrorit vret 20 vetë!

A është GENOCID PLANdemia e Qeveriut dhe Opozitës së Terrorit kundër shqiptarëve?

A janë Qeveria dhe Komiteti Teknik dhe vetë Opozita e Terrorit dhe Vaksinave një Organizatë Kriminale Vrasëse e Shqiptarëve që në emër të ruajtjes së shëndetit nga Covidi i Lakuriqit po vrasin shqiptarët si miza duke rritur me 60% numrin e vdekjeve?

Kjo do të vërtetohet kur të bëhen llogaritë dhe një nga detyrat tona është të hedhim dritë dhe të bëjmë transparencë me shifrat e vërteta në muajt dhe vitet në vazhdim (do të duhet të paktën një vit për të bërë llogaritë reale mbi vrasjet masive të shqiptarëve pasi duan kohë të shfaqen pasojat e krimit aktual të PLANdemisë!

BERLINI FTON EUROPËN – PROTESTË NR 2 PËR LIRINË DHE PAQEN!

P.S. Për ata që ngrejnë pyetje se nga dolën shifrat, pyetja e duhur është

Pse Qeveria s’ka bërë asnjë transparencë dhe as i ka trajtuar fare pasojat vdekjeprurëse të PLANdemisë? Për aq kohë sa Qeveria nuk paraqet asnjë studim apo projeksion për dëmet vdekjeprurëse kolaterale të PLANdemisë, pse duhet ti vëmë në dyshim këto të dhëna?

/Gazetaadheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit