Projekti i dështuar për rimbursimin e barnave, qytetarët paguajnë më shumë nga xhepi

Projekti i dështuar për rimbursimin e barnave,…

Rimbursimi i barnave në Shqipëri mbetet akoma një projekt që nuk i ndihmon mjaftueshëm qytetarët. Sepse pacientët me sëmundje kronike më shumë parapaguajnë nga xhepi se sa iu rimbursohen.

Vetë pacientët që vuajnë nga probleme të ndryshme kardiake, apo sëmundje të tjera që kërkojnë trajtim të përditshëm tregojnë se  përballen shpesh me fatura të shtrenjta për blerjen e barnave cilësore.

Kjo për shkak se barnat e shtrenjta, të domosdoshme për disa kategori pacientësh, nuk përfshihen në listën e barnave të rimbursueshme. Ose në disa raste iu rimbursohen me një përqindje të ulët. Si për shembull  ilaçi “Eliquis”,  kushton 7 660 lekë  dhe shteti rimburson vetë, 10% të çmimit.

Në çdo farmaci në vend “Brilique” një prej ilaçeve që përdoret tek pacientët që kanë probleme me furnizimin me gjak në arteriet koronare, kushton 8 653 lekë. Por nuk rimbursohet.

Kështu ndodh edhe me shumë barna tjera të rëndësishme që disa pacientë i kanë në përdorim të përditshme dhe çmimi i tyre është  i papërballueshëm, sidomos nga pensionistët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit