Projekti në parlament/ Burg po shkove ilegalisht në Britani

Projekti në parlament/ Burg po shkove ilegalisht…

Këtë të martë kanë mbërritur rreth 430 emigrantë në brigjet e Britanisë. Sipas medieve vendase ky është numri më i madh në një vit e pak që mbërrin brenda një dite.

Në Parlamentin britanik kanë nisur diskutimet sa i përket emigracionit të paligjshëm, ku mund të ketë dënim me burg për ata që mbërrijnë ilegalisht në Britani, gjë që është kundërshtuar nga organizatat e të Drejtave të Njeriut.

Rreth 430 emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Anglisë ndërsa kaluan përmes ngushticës që lidh kontinentin me vendin ishullor. Sipas medieve britanike ky është një numër rekord brenda një dite të vetme.

Departamenti për emigracionin pranë ministrisë së Brendshme britanike ka thënë se po ndërmerren masa për të trajtuar këtë problem të emigracionit të paligjshëm. Mediet britanike kanë njoftuar se është hartuar një draft për t’i dënuar deri në katër vjet burg ata që do të hyjnë ilegalisht në Britani.

Sekretari Britanik Priti Patel tha se kalimi i ngushticës së Lamanshit do të bëhet thuajse i pamundur për emigrantët, teksa zyrtarë të lartë britanikë ankohen për emigracioni e paligjshëm nga Evropa që i drejtohet vendit ishullor.

Sipas britanikëve, njerëzit duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të sigurt që mbërrijnë, teksa ish-kryeministrja Tereza Mei ka folur edhe për qendrat e përpunimit të azilit jashtë Britanisë, ngjashëm me modelin australian.

Drafti që do të diskutohet nga parlamenti britanik për dënimin me burg të atyre që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani, ka marrë kritika të forta nga organizatat e të Drejtave të Njeriut anekënd botës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit