Prokuroria e Fierit lëshon urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial, kontrolle në ambientet e institucionit

Prokuroria e Fierit lëshon urdhërarrest për drejtorin…

Prokuroria e Fierit ka lëshuar një urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial të Fierit, Erblin Dollakaj.

Ndërkohë, në ambientet e spitalit po zhvillohen kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ), në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, si pjesë e veprimeve hetimore të ndërmarra nga organi i akuzës.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet që kanë çuar në lëshimin e urdhërarrestit, ndërsa mbeten të paqarta edhe akuzat apo dyshimet që lidhen me drejtorin e institucionit shëndetësor.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me hetimet dhe zhvillimet në këtë çështje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit