Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në burg të e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj

Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në burg…

Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj. Institucioni në fjalë kërkon rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.  Dritan Goxhaj u lirua nga qelia në seancën 10 tetorit 2023, ku ishte i pranishëm bashkë me avokatin e tij Ardjan Vishaj, i cili apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës për ekstradimin e tij.

Dritan Goxhaj pilot në Shkollën e Aviacionit Vlorë iu bashkua UÇK-së në Mars të vitit 1999. Ai u arrestua në datë 31 Korrik nga Policia e Shtetit shqiptar, pas Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove. Luftëtari i UÇK akuzohet për veprat penale ”Frikësim gjatë procedurës penale” dhe ”Pengimi i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Goxhaj dyshohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje që i përkasin krimeve luftës, teksa ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit