Prokuroria e Tiranës kërkon të rikthejë në burg Fation Muratin, në lokalin e tij u vra Mimoza Paja

Prokuroria e Tiranës kërkon të rikthejë në…

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 3 vjet burg për Fation Muratit. Ai është pronari i lokalit në “Don Bosko” ku qëllua me breshëri automatike dhe u vra banakierja Mimoza Paja. Nga ngjarja e rëndë u pagosën gjashtë vetë të tjerë, mes të cilëve një e mitur. Sipas Prokurorisë, Murati duhet të fajësohet për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.

Pretenca ndaj Muratit u dha në mungese te tij, pasi ai ka thyër masën e sigurisë “arrest ne shtepi”. Dyshohet se Fation Murati ishte vënë në djeni të atentatit dhe ndjekjes për hakmarrje, duke u larguar. Në momentin që Policia zbardhi detajet e para nga atentati në Don Bosko, ai nuk u gjet në banesë.

Fatjon Murati u arrestua në tetor të vitit të kaluar, por qëndrimi i tij në izolim zgjati pak. Në dhjetor 2022 gjyqtarja e Tiranës, Migena Laska, e njëjta që caktoi për të masën e sigurisë “arrest në burg” vendosi të zbusë masën në “arrest në shtëpi”. Mirëpo drejtësia e pavendosur kërkonë që Murati të arrestohet, për shkak të dyshimeve se ai ka të bëjë me grupe kriminale.

Fation Murati u arrestua teksa shoqëronte në makinë Endrit Doklen e liruar nga burgu, i njohur si një nga kundërshtarët e Ervis Martinajt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit