Prokuroria kërkoi 25 vite burg, habit avokati i Izet Haxhisë: Është i pafajshëm

Prokuroria kërkoi 25 vite burg, habit avokati…

Idajet Beqiri avokati i Izet Haxhisë është shprehur se klienti i tij do të marrë pafajësinë, teksa hodhi akuza ndaj gjyqtarëve të shkallës së parë që sipas tij do të marrin një vendim politik.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për Izet Haxhinë, i cili akuzohet si person i dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998.

“Prokurori nuk arriti të kuptonte që ka rënë në nenin 79 një qëndrim formal dhe i papërgjegjshëm një qëndrim që nuk reflekton ajo që pritet nga reforma në drejtësi sepse u bë një proces për Izet Haxhinë dhe rolin e tij në krimin e ndodhur në 1998. Kështu që organi i akuzës në vend të merret me këtë gjykim çfarë provash, të analizonte çfarë deklaronte Izet Haxhia. Provat u përjashtuan në mënyrë kategorike dhe Izet Haxhia u përjashtua nga të gjitha rolet.

Këta duan që ta mbyllin gjykimin me një vendimmarrje formale, politike pasi juridik nuk ka fare. Na kanë lënë një periudhë 15 ditore dhe nuk presim asgjë nga Gjykata e Shkallës së Parë, ajo pretencë e Prokurorisë së Tiranës është një njollë e zezë. Gjykata e Apelit do të vlerësojë me objektiv pasi gjyqet politike këtu kanë marrë fund. Por ka ende gjyqtarë që presin vetingun, kundër të pafajshme dhe kundër, ata do të pastrohen nga vendimi. Izet Haxhia është i pafajshëm dhe ai do të marrë pafajësinë. Gjykata nuk ka marrë vendimin por dielli duket që në mëngjes është një treshe gjyqësore që ata nuk janë vetvetja janë të komanduar dhe do të japin një vendim i cili nuk gjen mbështetje në ato që u trajtua në gjykim”, tha Idajet Beqiri.

Ishte viti 1998, koha kur ish-deputeti Azem Hajdari u qëllua jashtë godinës së PD. Për një kohë të gjatë, ai qëndroi në arrati jashtë vendit, për t’u ekstraduar disa kohë më parë nga Turqia.

Izet Haxhia është akuzuar si personi i cili çoi në pritë Azem Hajdarin, ndërkohë që vazhdimisht ka hedhur akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit