Prokuroria: Arrest me burg për 3 protestues, detyrim paraqitje për të tjerët

Prokuroria: Arrest me burg për 3 protestues,…

Gjykata e Tiranës po vijon shqyrtimin e masave të sigurisë për 21 personat e arrestuar pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së fundit para Parlamentit. Seanca po zhvillohet me praninë e të arrestuarve, avokatëve mbrojtës dhe përfaqësuesve të Prokurorisë.

Gjatë seancës, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre prej të ndaluarve, të cilët dyshohen se kanë goditur një automjet të Policisë së Shtetit gjatë incidenteve. Për 18 të arrestuarit e tjerë, organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës “detyrim paraqitje”.

Seanca gjyqësore vijon ende, ndërsa pritet që Gjykata e Tiranës të japë vendimin përfundimtar për masën e sigurisë ndaj secilit prej 21 të arrestuarve, bazuar në kërkesat e Prokurorisë dhe argumentet e paraqitura nga mbrojtja.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit