Prokuroria nis hetimet për efektivët që dhunuan të miturin te Liqeni Artificial

Prokuroria nis hetimet për efektivët që dhunuan…

Prokuroria ka nisur hetimet mbi punonjësit e policisë, të cilët ushtruan dhunë pak ditë më parë ndaj një 15-vjeçari në zonën e liqenit Artificial në Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar me vendim gjykate që të bëhet pezullimi i efektivit Glein Ndreu, i cili ka qenë dhe ai që ka ushtruar dhunë ndaj të miturit, i cili kishte dalë shëtitje me biçikletë.

Hetimet e prokurorisë kanë nisur me qëllimin për të evidentuar përgjegjësitë ligjore të efektivëve të policisë, për të cilët ka nisur njëherësh dhe një hetim nga SHÇBA.

I riu S.Ç.u dhuna nga efektivët e  policisë. Ngjarja ka pasuar me deklarata dhe nga familja e të miturit, ndërkohë që punonjësit e policisë u pezulluan përkohësisht nga detyra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit