Prona fut në konflikt vëllezërit, rrihen me njëri-tjetrin dhe më pas përfundojnë në spital

Prona fut në konflikt vëllezërit, rrihen me…

Mosmarrëveshjet për pronën vijojnë ende, ndërsa një akt i paprecedent është regjistruar në Prizren. Dy vëllezër janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje për pronën e tyre. Mësohet se vëllezërit janë rrahur me njëri0tjetrin, teksa më pas për shkak plagëve të marra janë nisur drejt spitalit të vendit. Pas ndërhyrjes mjekësore, vëllezërit janë shoqëruar në polici ku do të përballen me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Prizren 04.07.2021 – 06:45.  Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici. Me vendim të prokurorit, personat janë dërguar në ndalim policor

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit