Pronar i një kompleksi luksoz, kush ishte viktima që u gjet i pajetë me armën pranë trupit

Pronar i një kompleksi luksoz, kush ishte…

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje mbi Eugert Lazajn, që u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm.

Ai u gjet pajetë, në banesën e tij, në një zonë në periferi të Tiranës.

Mësohet se Lazaj ishte pronar i kompleksit “Adorions Palace” në Maminas.

Policia dyshon se 37-vjeçari është vetëvrarë në kushte depresioni dhe stresi.

Ndërkohë, arma iu gjet pranë trupit.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

[ngg src=”galleries” ids=”227″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit