Pronari i hotel "Hilton" heq padrejtësisht nga puna shqiptaren e Kosovës: Më tha "Ti je serbe dhe Kosova është Serbi”!

Pronari i hotel “Hilton” heq padrejtësisht nga…

Së fundmi në redaksinë tonë është bërë një denoncim për Hilton Garden Inn Tirana. Një shqiptare e Kosovës, shprehet se Salcuk Kazan Menaxher i Përgjithshëm i hotelit e ka mbajtur në punë në mënyrë të parregullt, dhe e ka hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, teksa shton se për dy muaj punë si menaxhere pronari turk e ka diskriminuar duke i thënë: “Ti je serbe” dhe “Kosova është Serbi”.

“Kam dy muaj që kam punuar te Hilton Garden Inn Tirana, si menaxhere. Më kanë mbajtur pa siguracione te puna dhe më kanë hequr padrejtësisht, pa asnjë shkak nga puna. Menaxher i Përgjithshëm i hotelit, Salcuk Kazan më ka thënë “Ti je serbe”, “Kosova është Serbi”. Shteti të hetojë hotelin dhe pronarin e hotelit, pasi punonjësit turq mbahen mirë, ndërsa shtetasit e Republikës së Shqipërisë, mbahen në të zezë dhe diskriminohen”, u shpreh ndër të tjera, denoncuesja, ish-menaxhere te Hilton Garden Inn Tirana.

Denoncuesja i bën thirrje shtetit shqiptar të hetojë pronarin e Hilton dhe hotelin pasi po mban punëtorë në të zezë dhe po diskriminon shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit