Pronari i hotelit terrorizon familjen në Himarë, u del para makinës

Pronari i hotelit terrorizon familjen në Himarë,…

Një incident është shënuar në Jug të vendit ku protagonistë janë dy pronarë hoteli dhe një familje që kishte shkuar për të pushuar.

Ashtu siç duket në pamjet e publikuara, shihet se si një burrë dhe një grua tentojnë të ndalojë makinën e një çifti turistësh, duke i dalë para.

Në një moment një grua ulet para makinës së tyre duke ua bërë të pamundur kalimin, ndërkohë që një burrë tenton të ndalojë makinën duke e mbajtur me dorë për kofanoje.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Himarës ndërsa e gjithë kjo skenë është filmuar nga turistët shqiptarë që u ndodhi ngjarja e pahijshme.

Dyshohet se shkaku i këtij konflikti është bërë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit