Pronari italian i lokalit e përzuri, shqiptari kthehet dhe e sulmon me thikë

Pronari italian i lokalit e përzuri, shqiptari…

Një sherr mes një shtetasi italian dhe një shqiptari ka ndodhur në Itali. Konkretisht në Vetralla pranë Romës, italiani Cristian Dolci pronar i një lokali ka përzënë një shqiptar i dehur ka bërë veprime të pahijshme dhe ka ngacmuar klientët. Për këto gjeste, shqiptari u përzu nga italiani.

Në nerva e sipër, shqiptari ka shkuar ka marrë një thikë dhe është kthyer në lokal duke sulmuar pronarin italian të lokalit. Për fat të mirë italiani arriti t’i shmangej goditjes dhe mori një karrige me të cilën për t’u mbrojtur qëlloi shqiptarin.

Sherri është parë nga klientët në lokal, teksa pas mbërritjes së karabinierëve, shqiptari është arrestuar për t’u hetuar për ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit