Propaganda e ministres së Shëndetësisë | Del në dy ekrane njëkohësisht

Propaganda e ministres së Shëndetësisë | Del…

Gjatë ditës së sotme, në spitalin Covid-3 në QSUT ka rënë një zjarr cili fatmirësisht nuk regjistroi viktima, teksa pati vetëm dëme materiale. Por ka qenë pikërisht kjo ngjarje që ka nxjerrë zbuluar Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

E ndërsa spitali Cvoid-3 po rrezikohej nga flakët, Manastirliu doli live nga një qendër shëndetësore në Vorë dhe vetëm pak minuta më pas, papritur, ministrja u shfaq pranë spitalit Covid-3 së bashku me Najada Çomon.

Pas kësaj, arrihet në përfundimin se Manastriliu e ka filmuar më herët vizitën e saj në Vorë dhe e ka postuar në rrjet sikur është live. Por ministrja nuk është e vetmja rilindase që përdor këtë taktikë, pasi më herët ky ‘truk’ është përdorur edhe nga Rama dhe veliaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit