Propaganda e qeverisë po vdes pacientët

Propaganda e qeverisë po vdes pacientët

Shërbimi shëndetësor në Shqipëri është kthyer në një makth për jetën e qytetarëve. Këta të fundit, përveçse kanë sikletin për shkak të një sëmundje të caktuar që kalojnë, duhet edhe të përballen me burokraci, ku për të bërë një skaner duhet të presin minimalisht 6 muaj, ose t’i drejtohen privatit. Por ka pasur edhe raste, kur shkon pas shumë muajsh të bësh vizitën e planifikuar, pacientët përcillen për në shtëpi, me argumentin se pajisjet kanë difekt.

Por jo vetëm kaq. Në spitale, mungojnë edhe mjekimet e ndryshme, sidomos për personat e Onkologjikut, të cilët janë në luftë me jetë çdo sekondë. Protokollet e pacientëve onkolog duhet të ndiqen në mënyrë rigoroze sipas këshillës së mjekut, e në rast mungese të ilaçeve, pasojat mund të jenë fatale. Velcade (Bortezomib) i cili nevojitet për të trajtuar pacientët që vuajnë nga Mieloma Multipe është medikenti që nuk gjendet në spital prej kohësh. Pacientët shkojnë sipas planifikimit për të bërë kimio dhe në vend të ilaçeve marrin serume.

Pavarësisht këtyre, qeveria vazhdon me propagandën e saj për shëndetësi falas. Deri më tani, askush nuk e prek këtë çështje kaq delikate dhe të rëndësishme. Mediat, e diktuara nga zyrat e qeverisë se çfarë duhet të bëjnë, zgjedhin të luajnë rolin e “tre majmunëve të mençur”, nuk shikoj, nuk dëgjoj dhe nuk flas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit