Propaganda e Ramës në ERTV, tregon se ku dhe si ruhen vaksinat anti-Covid

Propaganda e Ramës në ERTV, tregon se…

Ardhja e vaksinave Pfizer në Shqipëri hapi debatin mbi kushtet e transportimit dhe ruajtjes të tyre. Kjo e shtyu kryeministrin Edi Rama që të demostrojë në ERTV, ambientet ku janë depozituar vaksinat në depon farmaceutike të QSUT-së dhe ISHP-së.

Rama përmes një videoje të postuar në rrjetin social, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tregoi frigoriferët ku mbahen vaksinat e ardhura nga fabrika e BioNTech në Gjermani.

Postimi i plotë i Ramës:

QSUT dhe ISHP. Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer.

* me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave.

 

 

/boldnews/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit