Propaganda elektorale/ Rritja e pagave të mjekëve e mësuesëve 0%, e deputetëve 98%

Propaganda elektorale/ Rritja e pagave të mjekëve…

Edi Rama shfrytëzoi hapësirën mediatike për të përhapur një propagandë se mjeëkt, mësuesit, policiët dhe gjithë profesionistët me rrogë nga shteti do të kenë pagë më të lartë. Pasi joshi pensionistët me një thesë miell dhe mbajti administratën të karikuar me premtimin e rritjes së pagave, Rama nxori asin nën mëngë duke përmbysur gjithçka.

Padyshim që keni dëgjuar për rritjene çmendur të pagave të deputetëve, ministrave, kryeministrit e presidentit. Deputetët përfitojnë rritjen më të madhe me 98%, paga e ministrave rritet me 82%, 72% pësoi paga e kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit, ndërsa ajo e Presidentit pësoi një me rritje 65%. Politikanët tanë do të marrin miliona lekë shtesë në pagën e tyre, ndërsa votuesit që i mbajnë në pushtet do të gëzohen me thërrimet që mbetën.

Mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7% pagës. Praktikisht rritja reale e pagave të tyre është zero për qind pasi rritja është vetëm një indeksim me inflacionin i cili vitin e kaluar ishte 6.7%. Paga neto e një mësuesi në arsimin 9-vjecar pas rritjen e 1 prillit në 59,400 lekë nga 56,700 lekë që ishte në mars. Infermierët kishin rritje vetëm 2600 lekë në muaj. Një infermier në Qendrën Spitalore, Nënë Tereza master shkencor dhe 20 vite përvojë merr 56,600 lekë neto në muaj nga 1 prilli 2023 nga 54,000 me parë.

Pra fushata elektorale nuk ishte për të rritur pagën e shqiptarëve por të politikanëve. Shqiptarët dhe njëherë e pësojnë nga ata që i votojnë çdo dy vite në zgjedhje. Pushteti absolut u është lënë në dorë socialistëve, të cilët sapo mbarojnë zgjedhjet hidhen në sulm për të coptuar buxhetine shtetit që mbahet nga taksat e shqiptarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit