Propaganda false e Zdromsit të Bashkisë, Astirin e ka lënë pa çerdhe, kopshte e shkolla!

Propaganda false e Zdromsit të Bashkisë, Astirin…

Lagjia që njihet si Astiri në Tiranë, është nga më të populluarat dhe nga ato lagje ku numri i banorëve është rritur më shumë vitet e fundit.

Edhe me rritjen e numrit të banorëve që paguajnë taksa, ata nuk marrin mbrapsht shërbimet bazë.

I tillë është rasti me institucionet e arsimit.

Nga një vëzhgim i Ora Neës, në zonë mungojnë çerdhet, kopshtet e shkollat, për të mos kaluar pastaj te gjimnazet.

Banorët e zonës, tregojnë se po i shkollojnë fëmijët e tyre ku të gjejnë mundësi.

Përgjithësisht, ata i çojnë në Vasil Shanto, në Laprakë, apo edhe pranë Kamzës.

Lali Eri na e ka vrarë të gjithë veshin, kur del e premton se ka në fokus arsimin dhe kopshtet e shkollat për të vegjëlit e Tiranës, por vetëm një vëzhgim në Astir dhe duket propaganda fallco e Zdromsit të Bashkisë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit