Prostitucion në qendër masazhi/ Prangosen 3 punonjëse, në kërkim dy të tjera

Prostitucion në qendër masazhi/ Prangosen 3 punonjëse,…

 

Tre vajza janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë, pasi kishin kthyer një qendër masazh në ushtrim prostitucioni. Bëhet me dije se policia ka mundur të arrestojë 3 punonjëse, ndërsa një tjetër është në kërkim. Gjithashtu kanë nisur hetimet edhe për një  punonjëse.

Sipas të dhënave në këtë qendër punonin vajza nga 20 vjeç deri në 35 vjeç. Kanë qenë denoncimet nga qytetarët që kanë  bërë policinë të nisë hetimet prej kohësh dhe sot të arrestojë personat përgjegjës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të tria banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndërsa vazhdojnë hetimet për të tjerë persona që mund të jenë të punësuar ose kontrollonin dhe menaxhonin këtë rrjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit