Gjatë protestës së 94-të para Kryeministrisë në Tiranë, janë shoqëruar avokati Altin Goxhaj dhe Dritan Goxhaj.
Sipas informacionit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, Altin Goxhaj është shoqëruar në Komisariatin nr. 2, ndërsa Dritan Goxhaj është shoqëruar në Komisariatin nr. 1.
Shoqërimet janë kryer në kuadër të protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe protestues janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.
Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht rrethanat apo arsyet konkrete të shoqërimit të dy personave.
JOQ Albania sjell informacionin mbi zhvillimet gjatë protestës, ndërsa pritet një sqarim zyrtar nga autoritetet lidhur me veprimet e ndërmarra nga policia.