Protesta e fermerëve grekë paralizon të dielën qarkullimin në aksin Kakavijë–Janinë

Protesta e fermerëve grekë paralizon të dielën…

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar këtë të dielë për shkak të një proteste të paralajmëruar nga fermerët grekë. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, informacioni është marrë nga Qendra e Përbashkët e Shkëmbimit të Informacionit dhe konfirmuar nga autoritetet kufitare greke.

Protesta pritet të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 22:00 sipas orës greke, gjatë së cilës rruga do të jetë tërësisht e bllokuar për qarkullimin e mjeteve.

Gjatë këtij intervali, qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet që kanë emergjenca shëndetësore. Të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh kufizimet e përkohshme.

Autoritetet kufitare rekomandojnë shmangien e këtij segmenti gjatë orarit të protestës dhe ndjekjen e njoftimeve të mëtejshme për situatën në kufi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit