Protesta e fermerëve grekë, rruga Kallpaq-Janinë sërish e bllokuar

Protesta e fermerëve grekë, rruga Kallpaq-Janinë sërish…

Protesta e fermerëve grekë ka bllokuar rrugët. Policia kufitare greke ka njoftuar mëngjesin e sotëm palën shqiptare se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë sërish e bllokuar për shkak të protestës.

Sipas njoftimit të policisë, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të qarkullojnë.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë. Ju faleminderit!,” thuhet në njoftim. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit