Protesta e opozitës më 12 nëntor, Berisha: Kthesë e madhe

Protesta e opozitës më 12 nëntor, Berisha:…

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka njoftuar se protesta e Partisë Demokratike e datës 12 nëntor do të realizohet pasdite.

Berisha njoftoi se protesta do të nisë në orën 16:00. Ai shtoi se çdo njeri prej nesh duhet të marrë përgjegjësi të bëjë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi.

Ish-kryeministri theksoi se PD është e përqendruar në realizimin e kësaj kthese të madhe.

“Ndodhemi në një proces ku çdo njeri prej nesh duhet të marrë përgjegjësi të bëjë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi.PD është e përqendruar në realizimin e kësaj kthese të madhe. Agjenda konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit