Protesta e pedagogëve, Berisha thirrje për pjesëmarrje: Të gjithë të jenë aty

Protesta e pedagogëve, Berisha thirrje për pjesëmarrje:…

Pedagogët kanë paralajmëruar bojkotin e vitit të ri akademik nëse qeveria nuk miraton rritje 50% te pagës së tyre. Nuk dihet ende nëse viti i ri akademik do të nisë me 17 tetor apo jo.

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për një rritje prej vetëm 7%, ndërsa kanë lënë mundësinë e një rritje prej 8% nga ana e vetë universiteteve.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje studentëve dhe punonjësve të univeristeteve që të dalin në protestë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Berisha lajmëroi se protesta do të niste më orën 11:00 përballë universitetit të Arteve.

Postimi i Plotë:

Të gjithë në Protestë!Sot, në ora 11:00, protestë e madhe para Universitetit të Arteve nga pedagogë, punonjës dhe studentë të universiteteve të vendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit