Protesta e pedagogëve/ "Studentët zgjedhin infermierinë që të largohen nga Shqipëria"

Protesta e pedagogëve/ “Studentët zgjedhin infermierinë që…

Pedagogët kanë vijuar protestat dhe bojkotin e univeristeteve pasi kërkojnë rritje të pagave. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi u shlreh se duhet të profilizohen univeristetet e rretheve.

Si shembull mori Vlorën, pasi sipas tij, ka më shumë regjistrime në infermieri, sepse sipas tij e shohin si mundësi për të ikur dhe punuar jashtë vendit

Ai shtoi se orët e humbura të mësimit do të zëvendësohen. Sipas tij, studentët i shohin të drejta kërkesat e tyre dhe janë dakord me vendimin e marrë nga pedagogët

Do të vazhdojmë protestën tonë, 7% është i pavlefshëm për të ndryshuar situatën e arsimit të lartë. Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë, derisa qeveria të premtojë se do të plotësohen kërkesat.Sot nuk do të ketë mësim, studentët të na mirëkuptojnë. Mbi 75% e publikut kanë mbështetur idenë se kemi të drejtë në kërkesat tona.Kryeministri të financojë universitetet e rretheve.

Të profilizohen Universitetet e rretheve. Të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëri, ndaj të gjithë janë regjistruar për infermieri në Vlorë.Erdhi në fshehtësi dhe iku në fshehtësi. Përshkallëzimin nuk e duam, s’duam të ndërpresim mësimin. Do të zëvendësohen orët e mësimit, në orë shtesë apo fundjavë. Studentët janë dakord që kërkesat tona janë të drejta. S’kemi pasur komunikim me Ministrinë e Arsimit”, tha ai mes të tjerash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit