Protesta e punonjëseve të fasonerisë në Cërrik: Me çfarë ti mbajmë kalamajtë?

Protesta e punonjëseve të fasonerisë në Cërrik:…

150 punonjëse të një fasonerie në Njësinë Administrative Gostime në Bashkinë e Cërrikut janë ngritur sot në protestë. Ato ishin nisur për në punë, por u hasën me mbylljen e aktivitetit.

Sipas tyre, në këto dy muaj pandemie nuk kanë punuar thuajse fare dhe janë në kushte të vështira ekonomike, prandaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit. Punonjëset druhen se hapja e biznesit me ndërprerje është një hile e shtetit shqiptar për të mos përfituar atë që qeveria e quan “ pagë lufte”.

“Jemi gjithë ato punëtor. Kemi kushtet. Kur jemi në rregull, të vijë kontrolli dhe të marrë masat nëse nuk kemi kushtet. Me çfarë ti mbaj kalamajt nëse ai e mbyll? Me pagat e firmës jemi korrektë, për çfarë nuk e hapin. Ne duam të drejtën tonë, nuk kemi ankesa nga firma. Nuk kemi problem për higjienë. Puna është mbyllur se nuk i lejojnë pronarët të vijnë nga Tirana se janë 5 veta me një makinë. Duhen dy veta në makinë. I kanë ata të gjitha ato të ardhura? Shteti të marrë masa”, tha punonjësja.

Teksa shtojnë se kanë fëmijët pa bukë kërkojnë ose hapjen e aktivitetit ose të ndihmohen me ushqime. Arsyeja e mbylljes është se pronarët e kompanisë janë nga Tirana dhe meqë Cërriku është zonë e gjelbër, ata nuk lejohen të hyjnë në Cërrik thonë përfaqësuesit e firmës.

“Kemi punuar 2 ditë, është mbyllur 5 ditë të tjera. Kemi punuar 20 ditë dhe po mbyllet prap. Mos vallë kjo u hap që të mos marrim pagën e luftës. Jemi 150 gra, duam të hamë, të pimë, kemi fëmijë. Ne kërkojmë pagën e luftës, duam zgjidhje. Duam të hamë ose të na sjellin të gjithëve ndihma”, tha një tjetër punonjëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit